Drejtori i Arkivës Qendrore të Shtetit, Ardit Bido u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës pas padisë së ngritur ndaj tij nga Fredi Beleri. Në padinë e tij, Beleri pretendon se Bido ka deklaruar fakte të pavërteta kur ka përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke. Jashtë gjykatës Bido tha se deklarimet e tij i referohej fakteve të pohuara nga studiues grekë.