Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev i ka dhënë lamtumirën një ushtari të vrarë në Donbash. Ministri ukrainas i mbrojtjes, paralajmëroi trupat e tij se do të përballen me vështirësi dhe me humbje jetësh njerëzore, pasi Rusia njohu dy rajonet separatiste dhe më pas urdhëroi dërgimin e trupave atje për të mbështetur pretendimet e tyre për pavarësi.