Presidenti Bajram Begaj i është bashkuar Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në forumin me temë “Reneëing focus on peace and prosperity in the Balkans”, Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj kësaj marrëveshje si dhe integrimin Euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës.