Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi një vizitë zyrtare në Austri, ku të martën u prit nga Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen. Dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas edhe me praninë e dy delegacioneve. Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.