Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi efektivët shqiptarë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë dhe shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024. Kreu i shtetit u takua me kolonelin Gabriele Vacca, i cili është edhe komandanti i bazës ushtarake “Camp Villagio Italia”, në Pejë, jku shërbejnë edhe efektivët shqiptarë. Begaj shprehu vlerësimin maksimal për punën që po bën misioni i NATO-s, KFOR në Kosovë, për të garantuar paqen dhe stabilitetin jo vetëm aty, por në mbarë rajonin.