Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb kundër popullit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit falenderon aleatët, NATO-n dhe SHBA-të për ndërhyrjen dhe ndihmën e tyre për t’i dhënë fund agresionit serb të regjimit të Millosheviçit. Teksa e konsideron historike për Kosovën dhe shqiptarët këtë ngjarje shton se ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja, i dha të drejtën kauzës së lartë të popullit të Kosovës dhe vepron për lirinë e pavarur.