Në Tiranë nisi punimet samiti i katër i Diasporës, nën moton ‘Përmes rrënjëve lartësohemi. Hapja e punimeve u përshëndet me një fjalim edhe nga Presidenti, Bajram Begaj. Samiti do të vijojë në dy ditët e tjerë me programed he panele, ekonomike, kulturore dhe sociale. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë çështjet ekonomike dhe roli i diasporës në zhvillimin e vendit, inovacioni, arsimi, shëndetësia, arti dhe ruajtja e identitetit kombëtar.