Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj zhvilloi këtë të premte një takim me parardhësin e tij direkt, Ilir Meta. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Presidenti në detyrë, i cili shprehet se i ka uruar suksese në detyrën e re. Takimi në fjalë vjen pas atij të zhvilluar të enjten me ish-presidentët, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Një takim i cili zgjati për rreth 50 minuta, por të cilit i mungoi një nga ish-Presidentët, Sali Berisha.