Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ktheu për rishqyrtim në Parlament, Ligjin për Shtetësinë, miratuar në seancën plenare të 21 shtatorit. Ky është ligji i dytë që kthehet në kuvend nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, pas ligjit të dekoratave në janar të këtij viti. Në seancën plenare të 21 shtator, ligji u miratua në tërësi me 95 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, por katër amendamente nuk morën shumicën e cilësuar të votave, çka u bë shkak për kthimin e ligjit nga ana e Begajt.