Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit. Paqja dhe siguria nuk kanë çmim dhe garantimi tyre duhet tëjetë i domosdoshëm. Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë janëkomplekse dhe kërkojnë që ne t’u përgjigjemi atyre sipas kërkesave jo vetëm duke rritur kontributin, por, mbi të gjitha, me një Forcë të Armatosur të aftë, me kapacitetembrojtëse, moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme. Ne do të vijojmë të shtojmë kontributet tona në misione dhe operacione jashtë vendit dhe patjetër do të jemi pjesëmarrës kudo ku Aleanca të kërkojë.