Presidenti i Republikës Bajram Begaj u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Komisionit Evropian, Josep Borrell, gjatë pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Neë York, Begaj diskutoi me Borrell mbi situatën në Kosovë duke ritheksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, është e vetmja rrugë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjatë punimeve të Forumit të Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB, Begaj u shpreh zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti.