Presindeti I Republikës Bajram Begaj zgjodhi që ta nisë vitin e ri me një takim online me efektivët e forcave të Armatosura që shërbejnë në misione të ndryshme paqeruajtëse në botë, në krah të NATO-s. Në prani edhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura Gjeneralmajor Arben Kingji, Begaj ndau me ushtarakët urimet për vitin e ri dhe i përgëzoi për kryerjen me përgjegjësi e devotshmëri të të gjitha angazhimeve të ndërmarra në ruajtje të sigurisë dhe paqes në botë. Begaj i vlerësoi ushtarakët për lartësimin e emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet si partner mjaft i rëndësishëm i organizatës së NATO-s dhe kërkesa për shtim të kontributit të Shqipërisë në Aleancë është shenjë e vlerësimit për profesionalizmin e Forcave të Armatosura”.