Deputeti i Partisë Demokratike Saimiri Korreshi, përmes një deklarate për mediat, ka bërë me dije se të hënën do të depozitohet një kërkesë në Kushtetuese për nisjen e hetimit për cështjen Beccetti. Sipas Korreshit, shqiptarët do ti paguajnë 120 milionë euro Francesco Bechetit, për shkak të luftës personale që Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi.