Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku është shprehur i gatshëm të shtojë praninë e forcave të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, nëse është e nevojshme, ndërsa e cilësoi të papranueshme situatën ne veriun e Kosovës. Në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së ai tha se incidentet fundit janë me pasoja për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajonit.