Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për reformimin e Bashkimit Evropian me qëllim që të krijojë hapësirë për pranimin e shteteve të reja. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë autonomi ushtarake të bllokut evropian. Në fjalimin e tij në Kongresin e Partive Socialiste të Evropës, Scholzi ka thënë se gradualisht duhet të bëhet braktisja e parimeve të unanimitetit për vendimet në punët e jashtme, por edhe në çështjen e taksave.