Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojë me një takim në nivel kryenegociatorësh, javën e ardhshme në Bruksel. Lajmin e bëri me dije, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano. Lidhur me propozimin e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç që takimi i radhës mes Prishtinës dhe Beogradit të mbahej në Mal të Zi, zëdhënësi i Bashkimit Europian u shpreh i kënaqur që dialogu shihet me interes nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por theksoi se selia e dialogut do të mbetet Brukseli.