Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen i premtuan Shqipërisë mbështetje ekononike për krizën energjetike duke bërë thirrje njëkohësisht për përshpjetimin e refomave të anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama, udhëheqësi gjerman dhe zyrtarja e lartë e BE prezantuan planin e unionit për krizën nw një konferencë për shtyp pas samitit të “Procesit të Berlinit”. Von der Leyen konfirmoi se BE do të japë 1 miliard euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, një pjesë e konsiderueshme e së cilave do të shkojë për vendin tonë.