Në vazhdën e reagimeve pas mbylljes së zyrave paralele serbe në veri të Kosovës, është edhe Bashkimi Europian. Zëdhënësi i BE, Peter Stano, duke shpërndarë reagimin e djeshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se hapat e fundit nga Kosova rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm. “Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano në X krahas deklaratës.