Kriza energjetike do të jetë në fokusin e një turi ballkanik të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, që pritet të nisë nga e mërkura e 26 tetorit nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkup. Mësohet se Von Der Leyen do të njohë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor me masat mbështetëse të Bashkimit Europian për krizën energjetike. Këto masa sipas unionit, do të jenë në vlerën 1 miliard euro dhe do të shpërndahen në vendet e rajonit. Pvarësisht publikimit të shumës, ende nuk dihet se sa do të përfitojë secili prej vendeve ballkanike.