Marrëveshja e financimit mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në lidhje me programin vjetor kombëtar për vitin 2021 u miratua më datë 12 dhjetor. Në sajë të kësaj marrëveshje, Shqipëria përfiton një shumë prej 64.9 milionë euro grante në fushat e drejtësisë, mjedisit dhe novacionit. Projekti i Bashkimit Evropian për Drejtësisë shqiptare synon ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e reformës, me fokus të veçantë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së sistemit të drejtësisë dhe përmirësimin e mëtejshëm të profesionalizmit në vendosjen e drejtësisë për qytetarët.