Bashkimi Evropian miratoi të ashtuquajturën “çertifikata e vdekjes”, e cila nënkupton fundin e makinave me djegie të brendshme deri në vitin 2035. Eurodeputetët dhe qeveritë e vendeve anëtare arritën një marrëveshje për këtë rregull, një masë emblematike që synon përmbushjen e angazhimeve evropiane për çështjen e klimës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti këtë plan të rëndësishëm në ambiciet klimatike të BE-së, të cilat ajo tha se do të forconte inovacionin dhe udhëheqjen industriale dhe teknologjike evropiane.