BE ka disbursuar sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë. "Lajmin e rëndësishëm" e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Ky është kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të pandemisë.