Top News- BE kundër Italisë/ Kritikon marrëveshjen për prodhimin e Sputnik V
11/03/2021 12:09

Zyrtarët e Bashkimit Evropian po kritikojnë marrëveshjen e Italisë për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit “Sputnik V", dhe thanë se ajo nuk është miratuar ende për përdorim brenda bllokut. Marrëveshja e njoftuar në fillim të kësaj jave, ka nxitur një shkëmbim deklaratash të zemëruara mes Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve rusë. Kryetarja e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) u kërkoi vendeve anëtare të mos japin autorizim për përdorimin në raste urgjente të Sputnik-ut, pasi kjo sipas saj do të ishte për shëndetin publik sikur të luaje me "ruletën ruse”. Por Italia, së bashku me disa vende anëtare, përfshirë Hungarinë, ndihet e lodhur nga mungesa e vaksinave në të gjithë bllokun dhe po përpiqet me dëshpërim të përshpejtojë programin e saj të vaksinimit, megjithëse Ministri italian i Shëndetësisë ka thënë se do të presë miratimin e BE-së para se të nisë vaksimimi i italianëve me Sputnik V. Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin Dmitry Peskov, tha se marrëveshja e arritur mes Fondit shtetëror rus të Investimeve Direkte, i cili ka financuar zhvillimin e Sputnik-ut dhe firmës italo-zvicerane Adienne Pharma & Biotech, mund të ndihmojë Italinë që të kompensojë mungesën e vaksinave. Kirill Dmitriev, kreu i fondit, tha se marrëveshja ka potencialin për të "shpëtuar shumë jetë në Itali". Hungaria e ka nisur vaksinimin me sputnik V, Republika Çeke e Sllovakia kanë filluar të marrin doza. BE-ja ka mbetur shumë pas me programin e vaksinimit krahasuar me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Rreth gjashtë për qind e 450 milionë banorëve të bllokut kanë marrë të paktën një dozë vaksine, krahasuar me 18 për qind në SHBA dhe 30 për qind në Britani. Në kontinentin Evropian, Serbia, shteti i dytë pas Britanisë ka vaksinuar një të katërtën e popullsisë së saj, kryesisht falë qasjes së shumëanëshme dhe gatishmërisë për të shfrytëzuar një larmi vaksinash, si ato të prodhuara në Perëndim ashtu edhe vaksinën Sputnik të Rusisë dhe Sinopharm të Kinës.

Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
DIGITALB DIGITALB