Serbia mund të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk do të marrë pjesë në samitin e BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, pasi presidenti Aleksandër Vucic ka refuzuar të ulet në një tryezë me kryeministrin Albin Kurti. Deklaratat e ashpra të Vuçic, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ‘llum terrorist’, kanë nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian i cili u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse.