Top News/ BE kërkon armëpushim urgjent në Gaza/ I bashkohet thirrjes së SHBA dhe Egjiptit
10/08/2024 18:40

Bashkimi Europian vlerëson se një armëpushim I menjëhershëm është zgjidhja e vetme për ndaljen e vrasjeve të qytetarëve të pafajshëm në Gaza nga Izraeli, I cili pretendon se po Lufton me grupin e Hamas. Nëpërmjet një njoftimi të bërë nga shefi I politikës së Jashtme, Josep Borrell, Be shprehet se mbështet thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku deri më tani kanë humbur jetën rreth 40 mijë palestinezë, që nga 7 tetori si kundërpërgjigje për sulmin e Hamas mbi Izrael. “BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në X. “Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja do të hapë gjithashtu rrugën për de-përshkallëzimin rajonal,” shtoi ai. Sipas Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen një armëpushim urgjent në Gaza është “e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë, për të rivendosur shpresën për paqen dhe për të siguruar kthimin e pengjeve”. Edhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel shprehu mbështetjen e plotë për thirrjen trepalëshe.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05