Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato dënoi aktet e dhunës në parlament. Duke nënvizuar rolin e parlamentit në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, Gonzato bëri thirrje për dialog, shmangie të sulmeve personale dhe verbale, dhe kthim në normalitet. Reagimi vjen një ditë pasi deputetët demokratë i vendosën zjarrin karrigeve të kuvendit në shenjë revolte për burgosjen e kolegut të tyre Ervin Salianji.