Në samitin e jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian pas pushtimit rus në Ukrainë - që ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit të 25 shkurtit – është diskutuar edhe për nevojën e ruajtjes së stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas burimeve diplomatike një sërë lidërësh shtetërorë kanë folur në takim për këtë temë. Këtë gjë më pas e ka konfirmuar edhe kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq.