Gjashtë liderët e Ballkanit perëndimor u takuan në Nju Jork, në margjinat e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, me shefin e politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Takimi, sic raportojnë mediat, kishte në fokus ndikimin që ka në rajon pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.