Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka vizituar Beogradin një ditë pas refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në përpjekje për ta bindur Beogradin të mos bojkontone këtë ditë historike. Pasi presidenti Aleksandër Vucic akuzoi BE për qendrime anti-serbe, Varhelyi deklaroi se unoni ka nevojë që Serbia të jetë në anën e tij dhe i bëri thirrje kreut serb të ndryshonte qendrim për samitin e 6 dhjerorit. Vucic zbuloi bisedën me Varhelyn në një konferencë për shtyp, duke thënë se komisioneri kishte deklaruar është shumë e rëndësishme që Serbia të përfaqësohet në samitin në Tiranë.