Mosmarrëveshjet bilaterale nuk mund të ngrihen në nivel unioni. Ky është qëndrimi i Bashkimit Europian, për kërcënimet e Greqise për vendosjen e vetos për çeljen e kapitujve të parë të integrtimit të Shqipërisë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një prononcim publik dha një qëndrim të qartë, duke rrëzuar pretendimet se çështja “Beleri” tregon mospërmbushjen e kritereve të shtetit të së drejtës, por është thjesht mosmarrëveshje dypalëshe.