Politika e tolerimit ndaj Serbisë nga ana e Bashkimit Europian ka marrë fund. BE duke parë sjelljet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas mungesës së përparimit drejt reformave kyçe për anëtarësimin në BE po shqyrtonë mundësinë e sanksioneve. Eurodeputeti Tonino Picula tha se ka ardhur koha për veprime konkrete kundër Beogradit ndërsa paralajmëroi masa që do të godasin ekonominë dhe interesat politike të Serbisë. “Shikimi përmes gishtave nuk ka sjellë ndryshim. Tani BE-ja po konsideron masa që mund të ndikojnë direkt në interesat e Serbisë”, theksoi eurodeputeti. Në raportin më të fundit të Parlamentit Evropian, Serbia u kritikua për mungesë progresi në sundimin e ligjit, lirinë e medias, standardet demokratike dhe bashkëpunimin me BE-në, veçanërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.