Për shkak të mënyrës si menaxhon platformën online të aplikacioneve (App Store), kompania teknologjike Apple është akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian, Zyrtarja e Komisionit Evropian për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka shkruar se “konsumatorët janë duke humbur”. Gjithashtu tha se e kundërshton mënyrën se si Apple drejton dyqanin online sa u takon platformave të lidhura me muzikën dhe platformave të vetë kompanisë Apple, duke shtuar se kjo gjë u kushton më shumë konsumatorëve si dhe ua kufizon zgjedhjet.