Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi se unioni është gati të shtojë trupat në Kosovë pas tensioneve, dhe sulmit ndaj një patrulle të EULEX. Duke folur pas takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, Borrell deklaroi se situata aktuale nuk është e pranueshme për unionin dhe ka theksuar se u ka bërë kërkesë shteteve anëtare që të përforcojnë EULEX-in me trupa shtesë, nëse është e nevojshme.