Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se kriza politike dhe kushtetuese në Mal të Zi do të diskutohet në seancat e janarit dhe më pas edhe në Këshillin evropian. Sipas analistëve, mundet që në këto seanca të rekomandohet edhe pezullimi i negociatave apo propozimi i kushteve për vazhdimin e tyre.