Bashkimi Europian është gati që të ndërmjetësoj një tjetër takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha në një postim në platformën X se pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.