Autostrada Adriatiko-Joniane si një projekt strategjik për Ballkanin dhe gjithë Evropën Juglindore, do shtrihet përgjatë bregut të detit Adriatik dhe Jon. Gjatësia e parashikuar e autostradës është rreth 1550 kilometër. Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës, Murriqan – Lezhë që parashikohet të përfundojë më 21 qershor 2024. Sipas të dhënave zyrtare, segementi Murriqan - Lezhë do të ketë një gjatësi prej 41 kilometër shtrirje dhe dyfishim të autostradës ekzistuese. Në total përgjatë këtij segmenti rrugor do të ndërtohen tetë kryqëzime, 23 nënkalime dhe 8 ura me gjatësi totale 1210 metër.