Komisionet e Parlamentit Europian kanë miratuar projektligjin që ndalon shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035. Vendimi synon të përshpejtojë procesin e kalimit te makinat elektrike, si masë për të frenuar ngrohjen globale. Ligji sanksionon se që nga 2025, kompanitë që prodhojnë makina të arrijnë të dyfishojnë shkurtimet e emëtimit të dioksidit të karbonit nga makinat e reja dhe pas dhjetë vitesh ta zerojnë atë.