Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë ndërsa shpreh gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e kushteve ekstreme atmosferike. Përmes një postimi në Facebook, delegacioni europian thotë se “Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.” “Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër situate po mbahet në monitorim dhe nga ambasada e shteteve t ëbashkuara në Tiranë, që u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të vëjnë kujdes nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Zona e Durrësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, e Lezhës ndodhen nën ujë. Ndërsa juglindja dhe verilindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës.