Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën në Bruksel për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar më shumti në situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nga ky takim nuk priten deklarata formale, diskutimi shihet si dëshmi se BE-ja është e shqetësuar për përshkallëzimin e e situatës në rajon dhe sfidave që paraqet ajo. Në një dokument të përgatitur nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për këtë takim, Komisioni Europian e cilëson si shumë sfiduese situatë në veri të Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë.