Qytetarët e vendeve të treta, përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor, që janë vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit në vendet e tyre, do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kufizime. Rekomandimi është bërë nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten (20 maj).