Gazeta Rheinische Post ka ngritur shqetësimin për marrëdhëniet e ngushta mes presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe presidentit Vladimit Putin duke e cilësuar si mikun e fundit të Rusisë. Gazeta kujton se Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, megjithëse Brukseli e kërkon këtë nga vendet që janë kandidate për anëtarësim në BE” Ajo zbulon se për shkak të qëndrimit të paqartë në qarqet diplomatike perëndimore, në Bruksel po shqyrtohet mundësia e ngrirjes së afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian dhe dhënies së përparësisë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.