Top News – BE dhe NATO marrin frymë lirisht / Proevropiani Dan fiton zgjedhjet në Rumani
19/05/2025 11:13

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Në përfundim, kandidati pro-evropian Nicusor Dan fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale me pothuajse 54 për qind të votave. Kundërshtari i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. "Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun." Simion mori rreth 46 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Nicusor Dan, mori pothuajse 54 për qind të votave. Çelësi i suksesit të Dan konsiderohet pjesëmarrja e madhe në votime. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pjesëmarrja ishte 53 për qind. Në balotazh, shifra shkoi në 65 për qind. Dan, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por rezultati përfundimtar ishte i ndryshëm. Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota më shumë se Dan. "Ne jemi qartazi fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Më pas, ai pranoi humbjen. Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me "të dhëna që tregonin ndërhyrje ruse". "Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në X para mbylljes së qendrave të votimit. "Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52