Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendon se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajçak ka humbur neutralitetin dhe paanshmërinë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është bërë aq i njëanshëm sa ka arritur në një qorrsokak dhe nevojitet një rishikim, deklaroi Kurti për prestigjozen ‘The Guardian’.