Bashkimi Europian po tenton të krijojë një front të bashkuar kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump. Një veprim i tillë do të nënkuptonte bashkimin e BE-së me Kinën dhe Kanadanë në vendosjen e tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një përshkallëzim të asaj që disa frikësohen se do të shndërrohet në një luftë tregtare globale, që do i bëjë mallrat më të shtrenjta për miliarda konsumatorë dhe do i çojë ekonomitë në mbarë botën në recesion.