Dronët turq Bayraktar, I kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse, çka ka bërë që kjo e fundit të reagojë. Mediet ndërkombëtare raportojnë se Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase përdor dronët e prodhuar në Turqi. Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para luftës.