Bayerni i Mynihut nuk është dominues vetëm në fushën e lojës, por edhe në atë të marketingut e më konkretisht në shitjen e fanelave. Sipas një studimi të euromerica Sport Marketing, agjencia e specializuar në matje të tilla dhe e certifikuar nga FIFA, skuadra kampione e Gjermanisë është ajo që ka më shumë fanela të shitura. Gjithnjë sipas këtij studimi, Bayerni i mynihut rezulton se ka regjistruar 3.25 milionë fanela të shitura.