Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse armatos Rusinë. Kina ka mohuar se do të dërgojë armë në Rusi, por shqetësimet janë ngritur midis aleatëve perëndimorë të Ukrainës, duke përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Ai paralajmëroi Pekinin në rast të ofrimit të një ndihme të tillë për Moskën, duke thënë se “mos i dorëzoni asnjë armë agresorit rus”.