Këshilli Bashkiak i Pogradecit ka miratuar mes tensioneve një vendim të kontestuar nga banorët e fshatit Çërravë. Vendimi në fjalë, që në mbledhjen e mëhershme të Këshillit nuk është miratuar dot, pasi nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga anëtarët, jep 34 hektarë tokë në këtë fshat me qira. Por, në këtë mbledhje me 20 vota pro vendimi kaloi, çka ka sjellë përshkallëzimin e tensioneve dhe përplasjen mes një këshilltari bashkiak dhe një banori.