Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka zhvilluar një dëgjesë me banorët e Njësisë Administrative Zall Bastar dhe fshatrave përreth. Në fokus të diskutimit ishin mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të gjithë zonës, duke vënë theksin në investimet në infrastrukturë. Sulaj u shpreh se rruga e fshatit Vilëz ka kaluar të gjitha procedurat dhe së shpejti do të nisin punimet.