Është zbardhur misteri i vdekjes së ciftit shqiptar në qytezën Epinal të Francës, aty ku jetonin dhe punon prej 4 vitesh. U deshën vetëm 3 ditë hetime intenstive, që grupi hetimor të zbardhte dinamikën e krimit makabër, e cila tronditi mëngjesin e së martës opinionin publik dhe qytezën e Epinalit. Prokuorori publik i Epinalit, i cili kishte marrë edhe çështjen në ngarkim, në një konferencë për mediat këtë të premte dha detaje konkrete të vrasjes së dyfishtë brenda familjes. Frédéric Nahon, përpara mediave u shpreh se autori i ngjarjes ka qenë burri dhe se krimi i rëndë ndodhi për cështje tradhëtie.